Analiza & këshillim

Menaxhim i projekteve
Ju doni të jepni një projekt të ri në lëmin e ekonomisë së ndërmarrjes që nga fillimi në duart e një udhëheqjeje të jashtme?

Së bashku mund të hulumtojmë e të përcaktojmë qëllimet, kompetencat kryesore dhe burimet tuaja. Në bazë të kësaj rezulton një librezë detyrash, në të cilën përcaktohen qartësisht detyrat tona: Ne marrim përsipër aspektin administrativ, por mund të marrim edhe përgjegjësinë për menaxhimin e përgjithshëm të projektit, në përputhje me udhëzimet tuaja.

Menaxhim i rrezikut
Ju dëshironi të realizoni një menaxhim efektiv, i cili të përdoret me lehtësi dhe njëkohësisht të përputhet me rregullat e reja për ndërmarrjet dhe kompanitë me revizionim të rregullt?

Çdo ndërmarrje fsheh patjetër edhe rreziqe. Që t’i vlerësoni ato, t’i vëreni me kohë dhe të ndërmerrni masat e duhura, është sjellja e përshtatshme ndaj të paditurës. Ju këshillojmë lidhur me ndërtimin dhe zbatimin e një menaxhimi të përshtatshëm të rreziqeve, i cili të përputhet si me nevojat tuaja, ashtu edhe me kërkesat e nenit 663 b 12 LD (Ligji i Detyrimeve).

Proceset e punës dhe të prodhimit
Ju doni të dini, a mund të përmirësohen puna juaj dhe proceset e prodhimit? Ose, a bazohen kalkulimet tuaja për projekte të reja mbi hamendje realiste dhe të përshtatshme me tregun?

Përgjatë viteve, shumë procese pune rriten në mënyrë organike, së bashku me kërkesat dhe mundësitë. Derisa dikur nuk janë më racionale dhe bindëse. Ne i analizojmë proceset tuaja të punës e të prodhimit, si dhe rrethanat e tregut, dhe ju bëjmë propozime për përmirësimet dhe riorganizimet e mundshme. Më tej, në frymën e një mendimi të dytë, i cili nuk është miop, ju këshillojmë për pengesat në ndërmarrjen tuaj.

Strategji / Zhvillim organizativ
Ju keni ide të reja për ndërmarrjen tuaj dhe doni t‘i përshtatni strukturat e saj ekzistuese me sfidat e ardhmërisë?

Gjatë zhvillimit të strategjive të reja, dinamikat e proceseve të zhvillimit dhe potenciali i ndryshimit duhet të drejtohen në një rrugë që të çon drejt realizimit të synimit. Ne analizojmë aftësitë dhe dobësitë ekzistuese, planifikojmë së bashku me ju format e reja organizative, si dhe ndryshimet e organizimit të punës dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes. Njëkohësisht, ju mbështesim edhe në zbatimin e zgjedhjeve dhe në bashkëpunimin me specialistët për probleme të jashtëzakonshme.

Sigurim i cilësisë / Trajnim
Kërkoni këshillime të vazhdueshme si ofertë refleksioni nëpër proceset e ndryshimit?

Gjatë trajnimit ju shoqërojmë, duke ju këshilluar vazhdimisht nëpër situatat profesionale. Ne ju këshillojmë si gjatë planifikimeve ashtu edhe në zbatimin e vendimeve prej sipërmarrësit. Në këtë kuptim, trajnimi për menaxhimin e biznesit – si një opinion i dytë këshillues – është edhe një kontribut për garantimin e cilësisë dhe orientimin drejt ardhmërisë së punës tuaj.


Monitorim projekti
Jeni duke zhvilluar një projekt të ri dhe po kërkoni zgjidhje, që të mos e humbisni aftësinë ta rrokni me vështrim? Po kërkoni për një mbështetje kompetente dhe shoqërim në zhvillimin e një planifikimi gjithëpërfshirës të projektit dhe në zbatimin e projekt-idesë tuaj?

Çdo projekt varet, përkatësisht, nga sigurimi i realizimit të qëllimeve të tij dhe nga kontrolli në vazhdimësi i ecurisë së projektit. Në bashkëpunim me ju, ne zhvillojmë një mekanizëm të efektshëm kontrolli, të përshtatur me nevojat tuaja e të projektit tuaj që, përmes kritereve konkrete të kontrollit, të keni mundësi ta keni gjendjen nën vështrimin tuaj në çdo moment dhe të jeni i/e aftë për ndërhyrje.

Aspektet ligjore
Keni pyetje përsa u përket aspekteve ligjore të menaxhimit të ndërmarrjes suaj?

Ne ju këshillojmë mbi aspektet ligjore të çështjeve të tilla si menaxhimi i rrezikut ose zhvillimi i strategjisë. Dhe mund të fillojmë një bashkëveprim ndërdisiplinor të specialistëve në fushat e kërkuara kur është e nevojshme.

Treuhand Suisse Bexio Platinum Partner

unter dem strich AG – Betriebswirtschaftliche Beratung
Numri i telefonit : +41 43 243 37 16
Adresa e-mailit: beratung (at) unterdemstrich.ch
Limmatstrasse 291
CH-8005 Zürich

Bei der Nutzung der Webseite verwenden wir technisch erforderliche Cookies. Für zusätzliche Verwendungszwecke können Sie alle Cookies zulassen (empfohlen). Wir verarbeiten Ihre IP-Adresse nur, um Ihnen die Funktionalität der Webseite während Ihres Besuchs bieten zu können. 
Weitere Informationen finden Sie auf unserer Datenschutz-Seite.