Tatimet & financat

Kontabilitet & Pasqyrat financiare vjetore
Ju po kërkoni mbështetje profesionale që të strukturoni dhe menaxhoni kontabilitetin ose pasqyrat financiare vjetore dhe t‘i vlerësoni pasojat tatimore?

Mbajtja e kontabilitetit nuk është vetëm regjistrimi i debisë dhe i kredisë, por është rrjeti për menaxhimin e suksesshëm të procesit si në hollësi, ashtu dhe në vija të trasha. Ne ju këshillojmë në organizimin e kontabilitetit dhe në pyetjet rreth kontabilitetit si proces i vazhdueshëm regjistrimi, në pasqyrat financiare vjetore dhe në deklaratat tatimore. Ju ndihmojmë duke gjetur zgjidhje. Në çështje të jashtëzakonshme ju ndërmjetësojmë specialiste/specialistë.

Deklarata tatimore
Nuk keni dëshirë dhe/apo mundësi të merreni me çështjet tuaja tatimore?

Një këshillim profesional rreth tatimeve përmban, në varësi të sasisë dhe kompleksitetit, edhe një analizë të gjendjes aktuale dhe një optimum të arsyeshëm shpenzimesh. Ne ju përgatisim deklaratën tuaj tatimore në përputhje me rregullat ligjore, që të jetë e gatshme ta firmosni, ose për probleme të jashtëzakonshme ju këshillojmë, nëse është e nevojshme, edhe për gjetjen e specialistëve.

Investime
Ju po planifikoni një investim të ri për ndërmarrjen tuaj ose doni të zhvilloni një projekt dhe ju duhen mjetet financiare për të?

Një financim i pastër është themeli i çdo projekti. Së bashku me ju, ne llogarisim tërësinë e mjeteve financiare të nevojshme, afatin kohor të pritshëm dhe ju informojmë për mundësitë financiare të mundshme. Më tej, ne ju asistojmë edhe në përpunimin e kërkesave dhe aplikimeve.

Sistemi i Kontrollit të Brendshëm (SKB)
Jeni të detyruar që në ndërmarrjen tuaj të zbatoni risitë e Ligjit të Shoqërive dhe të Ligjit të Revizionit, sidomos rregullat e reja të standardeve të kontabilitetit, dhe rregullat e reja të revizionimit?

SKB përfshin të gjitha masat e kontrollit të brendshëm, të cilat kontribuojnë në monitorimin e zhvillimeve të rëndësishme të punës së ndërmarrjes. Sot është vendimtar indeksi i ndërmarrjes (numri i të punësuarve, xhiroja e shitjes, bilanci total), jo më norma ligjore e ndërmarrjes.
Kështu, që nga fundi i vitit 2008, në varësi të madhësisë, edhe shoqatat, kooperativat ose fondacionet detyrohen që të bëjnë një raportim të hollësishëm vjetor (shtojcë), të mbajnë një kontroll të brendshëm dhe një menaxhim të rrezikut. Nuk ka ndryshime në këtë drejtim në kompanitë individuale, me partneritet kolektiv dhe të kufizuar.
Ne ju këshillojmë në ndërtimin dhe në zbatimin e një Sistemi të Kontrollit të Brendshëm (SKB), të përshtatur për nevojat tuaja dhe në një ndryshim të mundshëm të statuteve.

Trashëgimia
Jeni të pasigurtë përsa u përket tatimeve, lidhur me një trashëgimi?

Trashëgimia, përveç komponenteve emocionale, ndonjëherë përmban edhe pasiguri organizative e përmbajtësore. Ne ju shoqërojmë në lidhje me deklaratën tatimore,si dhe me problemet dhe ndryshimet që shfaqen rreth një trashëgimie.

Pronat e patundshme
Keni blerë apo keni trashëguar një pronë të patundshme dhe jeni përballur me sfida të reja?

Tregu i pronave të patundshme është shumë konkurues, i komplikuar dhe konfuz. Nëse lidhemi me anë të një mandati, ne mundemi, në përputhje me dëshirën tuaj, të marrim përsipër kontabilitetin e pronave tuaja të patundshme ose, sipas rastit, detyrat në lidhje me administrimin e tyre. Për mënyrën dhe vëllimin e mandatit do të ishte i nevojshëm të bëhej një vlerësim më i hollësishëm.

Aspektet ligjore
Ju keni pyetje rreth aspekteve ligjore të tatimeve tuaja ose rreth ndryshimeve në Ligjin e Shoqërive dhe në Ligjin e Revizionit?

Ndërtojeni ndërmarrjen tuaj që nga fillimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke marrë parasysh edhe ligjet dhe direktivat e reja. Ne ju këshillojmë në mënyrë të tërësishme në lidhje me aspektet tatimore, si dhe duke marrë parasysh rregullat e reja të kontrollit të brendshëm (SKB). Ne ju ndihmojmë në projektimin dhe strukturimin e SKB-së, duke e integruar atë në sistemin tuaj ekzistues.

Treuhand Suisse Bexio Platinum Partner

unter dem strich AG – Betriebswirtschaftliche Beratung
Numri i telefonit : +41 43 243 37 16
Adresa e-mailit: beratung (at) unterdemstrich.ch
Limmatstrasse 291
CH-8005 Zürich

Bei der Nutzung der Webseite verwenden wir technisch erforderliche Cookies. Für zusätzliche Verwendungszwecke können Sie alle Cookies zulassen (empfohlen). Wir verarbeiten Ihre IP-Adresse nur, um Ihnen die Funktionalität der Webseite während Ihres Besuchs bieten zu können. 
Weitere Informationen finden Sie auf unserer Datenschutz-Seite.