Themelime

Themelime të ndërmarrjeve
Ju kërkoni një mbështetje me përvojë dhe një shoqërim për të zbatuar idenë tuaj të themelimit dhe për të zhvilluar një plan-biznesi të tërësishëm?

Nga ideja shumë premtuese deri në një firmë të qëndrueshme është një rrugë plot me kthesa. Ne u hedhim dritë ofertave tuaja, grupeve tuaja të synuara dhe procedimit tuaj në treg, si dhe mundësisë së financimit për themelimin. Në rast të themelimeve të përbashkëta, merremi edhe me pikat kritike të bashkëpunimit.

Bashkim / shndërrim firmash
Ju doni ta ndërroni formën ligjore ekzistuese, sepse keni ndërmend të shfrytëzoni përparësitë e ligjit të bashkimit të firmave, prandaj kërkoni këshillim të tërësishëm?

Ndryshime të çfarëdo lloji, në radhë të parë kërkojnë një vlerësim të ndërmarrjes, që të arrini ndryshimet e synuara strukturore. Ne planifikojmë së bashku me ju mënyrën vepruese, ju ndihmojmë që t’i përdorni të gjitha potencialet dhe ju këshillojmë në rast nevoje për gjetjen e specialisteve/specialistëve të përshtatshëm.

Aspektet ligjore
Ju keni pyetje lidhur me aspektet ligjore të themelimit ose shndërrimit të ndërmarrjes tuaj?

Është sigurisht më tërheqëse të merresh me përmbajtjen dhe vizionet e ardhshme të firmës së sapo-themeluar, sesa të merrsh me detajet juridike. Për ato jemi ne. Ju këshillojmë përsa u përket çështjeve ligjore në themelimin e një firme, si p.sh. për formën ligjore, për regjistrin tregtar ose për mbrojtjen e markës tregtare. Më tej ju ndihmojmë në shndërrimin e ndërmarrjes suaj, si p.sh. për pyetjet në lidhje me ligjin mbi bashkimin e firmave.

Treuhand Suisse Bexio Platinum Partner

unter dem strich AG – Betriebswirtschaftliche Beratung
Numri i telefonit : +41 43 243 37 16
Adresa e-mailit: beratung (at) unterdemstrich.ch
Limmatstrasse 291
CH-8005 Zürich

Bei der Nutzung der Webseite verwenden wir technisch erforderliche Cookies. Für zusätzliche Verwendungszwecke können Sie alle Cookies zulassen (empfohlen). Wir verarbeiten Ihre IP-Adresse nur, um Ihnen die Funktionalität der Webseite während Ihres Besuchs bieten zu können. 
Weitere Informationen finden Sie auf unserer Datenschutz-Seite.